Ka edhe biseda të tjera mes Kusari-Lilës e Radojçiqit, thotë Simiq

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq në një përgjigje për Dukagjinin ka deklaruar se ka edhe biseda te tjera mes shefes se grupit parlamentar te Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lija dhe kryekriminelit, Milan Radojçiq.

Kjo përgjigje erdhi nga Smiq erdhi pas publikimit të fundit të bisedës së Kusarit dhe Radojçiqit, gjë të cilën e cilësoi si “situatë të montuar” kryeministri, Albin Kurti.

“Siç edhe kam deklaruar, ka edhe shume biseda te tjera qe kane ndodhur”, ka thënë Simiç.

Ndërkaq, edhe në Debat Plus është diskutuar kjo temë, ku analistët Ylli Hoxha e Visar Ymeri, theksuan se Kusari-Lila duhet të jap dorëheqje.

Ndërsa, gazetari Lirim Mehmetaj, ka thënë se kjo bisedë dëshmon lidhjet e Qeverisë Kurti me kriminelin Radojçiq.

E gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, ku edhe u publikuan bisedat, ka deklaruar se është e pamendueshme që Kusari-Lila të ketë biseduar me Millan Radojçiqin pa koordinim me kryeministrin Kurti.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika