Gjatë ditës së hënë [me 3 qershor] është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq. Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.
Për këtë sekuencë, e cila – nuk dihet se cka është folur këtu e tutje, gazetari Berat Buzhala i ka dërguar pyetje Mimoza Kusari-Lila, për t’ia konfirmuar bisedën e zhvilluar në qershor të vitit 2022. Biseda është zhvilluar në kohën kur Millan Radojçiq veçse pati hyrë në Listën e Zezë. Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe, raporton Nacionale. Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.
E Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq në një përgjigje për Dukagjinin ka deklaruar se ka edhe biseda te tjera mes shefes se grupit parlamentar te Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lija dhe kryekriminelit, Milan Radojçiq.
Ka edhe biseda të tjera mes Kusari-Lilës e Radojçiqit, thotë Simiq
Kjo përgjigje erdhi nga Simiq erdhi pas publikimit të fundit të bisedës së Kusarit dhe Radojçiqit, gjë të cilën e cilësoi si “situatë të montuar” kryeministri, Albin Kurti.
Kurti për bisedën Kusari – Radoiçiq: S’e kam dëgjuar, është situatë e montuar
“Siç edhe kam deklaruar, ka edhe shume biseda te tjera qe kane ndodhur”, ka thënë Simiç.
Ndërkaq, edhe në Debat Plus është diskutuar kjo temë, ku analistët Ylli Hoxha e Visar Ymeri, theksuan se Kusari-Lila duhet të jap dorëheqje.
Hoxha për Kusari-Lilën: Duhet të japë dorëheqje, e ka humbur besueshmërinë
Ndërsa, gazetari Lirim Mehmetaj, ka thënë se kjo bisedë dëshmon lidhjet e Qeverisë Kurti me kriminelin Radojçiq.
Mehmetaj: Qeveria bashkëpunon me Radojçiqin, Kusari-Lila përbën rrezik nacional
E gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, ku edhe u publikuan bisedat, ka deklaruar se është e pamendueshme që Kusari-Lila të ketë biseduar me Millan Radojçiqin pa koordinim me kryeministrin Kurti.
Biseda me Radojçiqin, Buzhala: Kush mendon që Mimoza fol pa koordinim me Kurtin, është i çmendur