Sot hapet Panairi i Librit “Prishtina 2024”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë dhe Shoqata e Botuesve të Kosovës sot do të hapin edicionin e 24-t  të Panairit të Librit.

Panairi i Librit këtë edicion vjen me moton “Përgjigjja është libri”.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor në orën 12:00, ndërsa do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-21:00.

Panairi do të mbyllet më 9 qershor në orën 19:00.

Në njoftimin e MKRS-së bëhet e ditur se marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj – rreth 2000, ndërkaq numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.

Përvjetorët që shënohen në Panairin e 24-t të librit janë:

  •  100-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit
  • 100-vjetori i vdekjes së Franz Kafkas

Po ashtu do të ketë mbi 40 aktivitete dhe promovime të ndryshme.

I ftuari i nderit është shkrimtari francez Eric Faye, fitues i Çmimit të Madh për roman të Akademisë Franceze dhe i Çmimit Deux-Margots.

Botimi dhe promovimi i vëllimit testament të Rexhep Qosjes, po ashtu i ftuar i nderit.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate, ndërkaq do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

Në shenjë të përkushtimit ndaj një shoqërie me vlera, në “Panairin e 24-t të Librit” në Prishtinë, shtëpia botuese “Dukagjini”, si shtëpia më e madhe e librit në Kosovë do të prezantohet me një ofertë mjaft të përshtatshme për të gjithë dashamirësit/et e librit në Kosovë.

30% zbritje në të gjitha botimet për fëmijë
40% zbritje në kolanën “Anima”
deri në 50% zbritje në të gjitha botimet e tjera të “Dukagjini”-t.

“Dukagjini” vjen me një ofertë deri në 50% zbritje në “Panairin e 24-t të Librit” në Prishtinë

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika