Meloni sot do t’i vizitojë dy qendrat e migrantëve në Shqipëri

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, do të qëndrojë të mërkurën [sot] në Shqipëri, ku do t’i vizitojë qendrat e migrantëve që do të drejtohen nga vendi i saj

Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, do të qëndrojë të mërkurën në Shqipëri, ku do t’i vizitojë qendrat e migrantëve që do të drejtohen nga vendi i saj.

Me një marrëveshje me Romën, të nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, Tirana ra dakord që t’i pranojë azilkërkuesit e kapur në Detin Mesdhe dhe t’i strehojë ata derisa kërkesat e tyre të përpunohen.

Italia, ndërkohë, do të financojë ngritjen e qendrave të pritjes – njëra në Shëngjin, tjetra në Gjadër – si dhe do t’i paguajë shpenzimet për sigurinë dhe kujdesin mjekësor, raporton Top-Channel.

Në Shëngjin, ndërtimi i qendrës është afër përfundimit, ndërsa në Gjadër ende jo.

Qendrat do të mund të strehojnë maksimum 3.000 azilkërkues brenda një periudhe.

Marrëveshja është për pesë vjet dhe me të drejtë renovimi edhe për pesë vjet të tjerë.

Se kur do të nisë zbatimi i saj, nuk është ende e qartë.

Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitave në Shëngjin dhe Gjadër, pritet të zhvillojnë një konferencë për gazetarët.

 

Meloni nesër do t’i vizitojë dy qendrat e migrantëve në Shqipëri

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika