Ushtria libaneze ka njoftuar se kanë kapur një person, pasi u përpoq të sulmonte Ambasadën e SHBA-së pranë Bejrutit të mërkurën.
Ushtria libaneze në një deklaratë tha se ushtarët qëlluan një sulmues, të cilin ata e përshkruan vetëm si shtetas sirian. Personi i armatosur u plagos dhe u dërgua në spital.
Motivet nuk ishin të qarta. Megjithatë, mediet libaneze kanë publikuar foto që duket se tregojnë një sulmues të gjakosur i veshur me një jelek të zi me fjalët “Shteti Islamik” të shkruara në arabisht dhe inicialet angleze “I” dhe “S”, raporton AP.
Mediet lokale raportuan se ka pasur një përleshje me armë për gati gjysmë ore nga misioni diplomatik amerikan në periferi të Aukar, në veri të Bejrutit.
Një zyrtar libanez i sigurisë tha për Associated Press se kishte katër sulmues, duke përfshirë një që i çoi të armatosurit në vend dhe tre që hapën zjarr.