Zveçani e Leposaviqi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi me MF-në për Zyrën e Punësimit

Komuna e Zveçanit sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Financave, për të bërë funksionale Zyrën për Punësim në kuadër të komunës.

I pranishëm ishte zv.ministri i Financave, Agron Dobruna.

E njëjta ka ndodhur edhe në Komunën e Leposaviqit dhe pritet të ndodhë edhe në komunat e tjera.

Zyrat do të hapen për qytetarë sapo të jenë gati teknikisht.

Dje, Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre, për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre katër komunave.

Masa ofron mundësinë e subvencionimit të 70% të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika