Dy persona të dyshuar për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA) janë arrestuar sot në Ferizaj, ka mësuar Dukagjini.
Të dyshuarit kanë inicialet, B.Sh dhe M.Q dhe janë shqiptarë.
Zbulimin e të dyshuarve për spiunazh me BIA-n serbe e ka bërë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Siç mëson Dukagjini, hetimet për këtë rast kanë zgjatur një vit dhe njëri nga të dyshuarit e arrestuar është ish-polic.