Në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj katërshes së madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një moment, gjersa gazetari Nuhi Bytyqi po merrej në pyetje nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, pati një moment tensionimi.
Gjersa Bytyqi po fliste për urdhrat që i kishin ardhur nga prokuroria për t’ia dorëzuar materialet që ka incizuar në luftë, një deklaratë e tij nxiti reagimin e ashpër të gjykatësit Charles Smith.
Ai tha se në mesin e materialeve që ia ka dorëzuar prokurorisë, ka shumë material për viktimat dhe masakrat e Serbisë në Kosovë.
“Në mesin e materialeve që kam dorëzuar për prokurorinë, kam dorëzuar material për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrave në Kosovë, dhe për asnjë prej këtyre materialeve nuk u pyeta dje nga prokuroria”, tha ai.
Kjo nxiti reagimin e ashpër të Smith-it, që i kërkoi Bytyqit ta ndalojë deklaratën dhe të flasë vetëm për atë që pyetet.
“Kjo ishte e panevojshme”, tha ai.