Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që kreu “vrasje në tentativë”

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit SH.S., që dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë”

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit SH.S., që dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.S dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”.

Kështu thuhet në komunikatën për medie të gjykatës, ku bëhet e ditur se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, andaj në njoftim potencohet se nëse i pandehuri SH.S lihet në liri, i njëjti mund të jetë i paarritshëm për procedurën penale.

“Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, andaj nëse i pandehuri SH.S lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij duke pasur parasysh se i njëjti prej ditës kritike me datë 04.03.2024  kur kishte ndodhur rasti për të cilin akuzohet, kishte qenë në arrati deri në momentin e arrestimit-ndalimit të tij me datë 03.06.2024, pra gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore i njëjti kishte ikur dhe nuk iu ishte përgjigjur ftesave të organeve të drejtësisë, po ashtu gjykata vlerësoj se nëse pandehuri  SH.S do të jetë në liri, mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale ose do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në të dëmtuarit dhe dëshmitarët e kësaj çështje penale”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika