Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë gjatë ditës së sotme [ e mërkurë] ia ka dhuruar katër vetura të përdorura kompanisë për furnizim dhe faturim me energji elektrike të komunave në veri, “Elektrosever”.
Kështu ka bërë të ditur Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në rrjetin social “X”. Ai ka thënë se këto vetura do të ndihmojnë në përmirësim të shërbimeve të “Elektroseverit”.
Një veturë e ka marrë edhe organizata joqeveritare “Mitrovica”.
Ndryshe, në fund të shkurtit, “Elektroseveri” nisi shpërndarjen e faturave për qytetarët që shpenzojnë energjinë në katër komunat në veri të Kosovës.
Që nga paslufta, banorët në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq nuk kanë paguar për energjinë elektrike që e kanë shpenzuar.
Përgjegjëse për sigurimin e energjisë elektrike të banorëve të veriut ka qenë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT. Pas licencimit të “Elektroseverit” nga ZRRE-ja, kjo kompani ka për detyrë furnizimin, faturimin dhe mbledhjen e borxhit.
A pleasure to donate 4⃣ used vehicles to Elektrosever and 1⃣ to NGO Mitrovica yesterday.
These vehicles will help Elektrosever provide reliable energy services to the citizens in the north of #Kosovo & will support NGO Mitrovica's daily work on the ground. pic.twitter.com/opTkhjRCOH
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 5, 2024