Osmani flet për raportet me Kurtin, tregon se si mund të tejkalohen dallimet mes tyre

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur lidhur me raportet “e tensionuara” së fundmi mes saj dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ajo para mediave tha se nuk ka luftë politike me Kurtin e me askënd tjetër dhe se çdo problem është i tejkalueshëm kur është në pyetje interesi nacional.

Ajo ka u ka bërë thirrje institucioneve dhe partive politike të unifikohen për çështjet madhore që kanë rëndësi nacionale.

“Nuk ka luftë politike, si president luftoj vetëm për një gjë, kushtetutshmërinë. Kur vendoset interesi shtetëror çdo dallim është i tejkalueshëm. Cili ka qenë dallimi dihet. Tash është e domosdoshme që të gjitha institucionet, partitë, bashkërisht të ulemi dhe të diskojmë për çështjet e interes nacional. Këto tema nuk janë detaje të parëndësishme, gjithë e dojmë Kosovën, kur ulemi së bashku dhe vendosim së bashku, domosdoshmërisht rezultati do të jetë I mirë.. Përtej dëshirës dhe vullnetit, e kam edhe detyrë kushtetuese ta mbrojë kushtetutën”, tha ajo.

Osmani u shpreh se ajo nuk mban raporte personale me asnjë nga partitë politike, derisa shtoi se bashkëpunon me të gjitha institucionet për interes të qytetarëve.

“Nuk ka pasur raport Osmani-VV, presidentja nuk mban raport VV, raporti është ndërinstitucional, është detyrë e gjitha institucioneve të bashkëpunojnë në interes të qytetarëve. Duke u bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve. Nuk ka lidhja partiake ndonjë rëndësi. Ajo për të cilën angazhohem është raporti korrekt në përputhje me kushtetutën dhe interesin e Kosovës… nuk besoj ndonjëherë në histori të Kosovës, një president me vullnet kaq të madh që të bashkëpunojë me Qeverinë Kuvendit, partitë që përfaqësojnë qytetarët, se vullneti që e kam dhënë unë”, tha ajo.

Tutje, Osmani foli edhe për Asociacionin dhe qëndrimin e saj për të, duke thënë se duhet të respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika