(Mos) mbrojtja e mjedisit, Hasanaj: Shteti t’i vendosë mekanizmat në veprim

Luan Hasanaj, nga organizata “Let’s Do it”- Ta Pastrojmë Kosovën, ka kërkuar nga institucionet e vendit që t’i vendosin mekanizmat në veprim për shkak se mjedisi në Kosovë nuk po mbrohet

Luan Hasanaj nga organizata “Let’s Do it”- Ta Pastrojmë Kosovën, ka kërkuar nga institucionet e vendit që t’i vendosin mekanizmat në veprim.

Kjo për shkak se mjedisi në Kosovë nuk po mbrohet.

“Shteti nuk po e ndalon askënd, ligjet e rregulloret nuk po zbatohen, njerëzit e papërgjegjshëm janë komod dhe po ndihem i mllefosur nga gjendja në Brezovicë, atje nga ku erdha. Shteti duhet t’i vendosë mekanizmat në veprim”.

Në emisionin “Reload” në TV Dukagjini, Hasanaj theksoi se gjatë tërë vitit sa janë grumbulluar mbeturinat në Brezovicë, të njëjtat kanë përfunduar në hyrje të këtij vendi turistik.

“Një deponi shumë e madhe. Ato veprime i kanë bërë ata njerëz të papërgjegjshëm e që nuk ia kanë frikën askujt. Sot 2 vjet e kemi pastruar të njëjtin lokacion dhe situata ishte edhe më keq”, shtoi ai.

“Kanë mbetur disa lokacione të papastruara e që janë problematike për t’u pastruar. Zonat turistike si Brezovica, Rugova, duhet ta ketë një kujdes të veçantë nga institucionet. Në grumbullin e mbeturinave kontribut kanë dhënë edhe bizneset atje, sepse shiheshin mbeturinat që kanë ardhur nga restorantet e asaj zone”, u shpreh ai.

Kjo organizatë ka nisur punën 13 vjet më parë.

Deri më tani, sipas Hasanajt, janë mbi dy mijë lokacione në gjithë Kosovën që janë pastruar përgjatë këtyre 13 viteve.

Ai theksoi se janë mbi 300 mijë vullnetarë që kanë marrë pjesë në këto 13 vjet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika