Nën moton ‘’Përgjigjja është libri’’, hapi sot dyert Panairi i 24-të i Librit në Prishtinë.
Panairi është hapur që nga ora 12:00.
Shtëpia botuese “Dukagjini” po prezantohet me një ofertë mjaft të përshtatshme për të gjithë dashamirësit/et e librit në Kosovë.
- 30% zbritje në të gjitha botimet për fëmijë
- 40% zbritje në kolanën “Anima”; dhe deri në
- 50% zbritje në të gjitha botimet e tjera të “Dukagjini”-t.
Nën moton “Përgjigjja është libri”, edicioni i 24 -të i Panairit të Librit në Prishtinë do të mbahet në Pallatin e Rinisë, nga 5 deri më 9 qershor.
Panairi organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe këtë vit pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Shtëpia botuese “Dukagjini” ju mirëpret në shtandin e saj!