Erling Haaland, vazhdon të bëjë magji në fushën e futbollit.
Në ndeshjen miqësore kundër Kosovës, ai ka shënuar një hat-trick, duke çuar Norvegjinë në një fitore bindëse me rezultatin 3:0.
Haaland shënoi golin e tij të parë në minutën e 15-të.
Por nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 70-të ai shënoi golin e dytë me një goditje të fuqishme.
Megjithatë, në minutën e 75-të Haaland plotësoi hat-trickun me një shënjestër të përkryer.
Kosova, në anën tjetër, ka hasur në vështirësi të mëdha për të ndaluar furinë e sulmuesit norvegjez dhe nuk ka arritur të mbrohet nga sulmet e vazhdueshme.
Dy lojtarë të Kosovës lanë fushën që në pjesën e parë. Për shkak të lëndimeve u zënvendësuan Valon Berisha e Elbasan Rashani.
Albion Rrahmani dhe Bernard Berisha u aktivizuan në vend të tyre.