“S’mund të gaboj me Asociacionin”, Kurti kërkon që drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do të bëjë gabime me çështjen e asociacionit dhe ka kërkuar që drafti i propozuar nga Miroslav Lajçak të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një analizë të propozimeve për Asociacionin, duke shprehur vendosmërinë e tij për të mos bërë gabime në këtë çështje.

Ai e ka kritikuar propozimin e paraqitur nga i dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, duke e cilësuar të domosdoshme që ky draft të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias.

Kurti ka theksuar se marrëveshja e vitit 2013 mes ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, përshkruan një model të mundshëm për asociacionin me pesëmbëdhjetë pikë.

Megjithatë, ai ka akuzuar Serbinë për shkeljen e kësaj marrëveshjeje, duke thënë se 60% e saj është shkelur nga Serbia.

“Asociacioni është i shprehur në dy marrëveshje në mesin e 39 marrëveshjeve që kanë bërë pararendësit e mi me Beogradin. Atje janë marrëveshjet, nuk e mohoj ekzistencën e tyre. Por, marrëveshja e vitit 2013 e nënshkruar mes Thaçit dhe Daçiç, i ka 15 pika, 6 prej tyre janë për Zajednicën… Marrëveshjen më të dashur që ka Serbia kërkon 6 nga 15 pika që ta respektojë dhe ta zbatojmë ne. 60% që e ka shkelur, nuk do që ta zbatojë. Në 2022, Beogradi dha urdhër në veri për zyrtarët që të tërhiqen nga sistemi i Kosovës. Nuk mund të kërkosh nga unë të zbatoj 40% e marrëveshjes kur vetë ke shkelur 60%.”, ka deklaruar Kurti për A2CNN.

Kurti ka potencuar qëndrimin e tij se nuk mund të pranojë propozimet e reja pa shqyrtim të thellë, duke insistuar që Komisioni i Venecias të jetë i përfshirë në procesin e shqyrtimit të tyre.

“Unë kam shprehur ofertën time, e cila duhet të pranohet fillimisht në parim. Unë nuk mund të sjellë frymën dhe germën pa u pranuar ofertën. Ata edhe më tutje insistojnë që duhet të kemi një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, nëse e heqin nga ekuacioni, atëherë merremi vetëm me ndërkombëtarët. Dokumentin e tyre, Lajçak dhe komisionerët e tjerë evropianë ta çojnë draftin e tyre në Komisionin e Venecias. Dokumentin tim do ta çoj në Kushtetuese. Nëse Vuçiq është pajtuar me marrëveshjen bazike, përse të mos e pranoj unë. Por, nëse hiqet asociacioni, e shkatërrohet paketa, ashtu nuk pranoj. Ne jemi në të drejtën tonë. Presioni duhet të ishte në Beograd”, ka deklaruar Kurti duke shtuar se drafti që i është dhënë është “non paper”.

Shija e redaktorit

Ish Sekretari i OBI-së, Ekmeledin Ihsanoglu merr pjesë në Konferencën...

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik(OBI), Akademiku dr. Ekmeledin Ihsanoğlu po qëndron enkas në Kosovë për të marrë pjesë në Konferencën...

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Të fundit nga rubrika