Arrestohen gjashtë persona, u gjenden substanca narkotike në vlerë mbi 200 mijë euro

Janë arrestuar gjashtë persona për shitblerje të narkotikëve në dy raste të ndara në Prizren dhe në Gjilan

Janë arrestuar gjashtë persona për shitblerje të narkotikëve, në dy raste të ndara në Prizren dhe në Gjilan.

Siç njofton Policia, në rastin e parë, patrulla e autostradës në Prizren, drejtimi i Vërmicës, ka ndaluar dy vetura me katër të dyshuar në to dhe i ka arrestuar.

Në këtë rast janë konfiskuar disa prova, në mesin e të cilave substancë narkotikë në vlerë mbi 200 mijë euro.

  • substancë narkotike e dyshuar për ekstazi, me peshë të përgjithshme 3 kg e 367 gramë;
  • substancë narkotike e dyshuar për kokainë me peshë të përgjithshme 695.98 gr.,
  • substancë narkotike e dyshuar e llojit Crack me peshë të përgjithshme 367.93 gr.,
  •  substancë narkotike LSD, 154 paketime;
  •  substancë narkotike Kanabis Sativa në formë çokolate me peshë 5.9 gr.,
  •  njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese plastike të zbrazëta,
  •  të holla (para) në vlerë shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë (7788.85) euro,
  •  shtatë (7) telefona mobilë,
  •  dy vetura të markës VW-Golf.

Image preview

Ndërsa në rastin e dytë në Gjilan nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike, janë
lokalizuar dhe janë arrestuar dy persona.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë konfiskuar:

  • substancë narkotike e dyshuar për heroinë në peshë 537.8 gr. dhe vlerë rreth 8000 euro,
  • substancë narkotike e dyshuar si marihuanë në peshë të përgjithshme 3. 36 gr.,
  • dy telefona celularë, si dhe një veturë.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika