PDK-ja në Prishtinë: 15 hektarë të pronës komunale te Stacioni i Autobusëve u tjetërsuan për ndërtim

Në planin që propozoi Përparim Rama, 15 hektarë të pronës publike përreth Stacionit të Autobusëve u dhanë për ndërtim të lartë. Planin që e propozoi Përparim Rama, e votoi edhe Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë.

Në një konferencë për media, nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati, dhe shefi i grupit të asambleistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri treguan për planin e Kalabrisë që u votua të Hënën në Prishtinë.

PDK në Prishtinë ishte kundër këtij plani, dhe bëri të ditur që historia e shpronësimit të Badocit po përsëritet edhe në Kalabri.

“Në Badoc, Përparim Rama u mundua që ta tjetërsojë pronën publike për të akomodu kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të. Në planin për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike u vënë në shërbim të kompanive të ndërtimit” tha Retkoceri.

Ndërsa Nënkryetarja Musmurati theksoi që është edhe më shqetësues është fakti që ne nuk mendojmë që Përparim Rama do të ndalet me planin e Kalabrisë. “Ai do të sjellë për votim plane të tjera që prap mund të tjetërsojnë pronën publike” tha Musmurati.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika