Ngrihet aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqpërdorim detyre në Prizren, pranuan në punë mjekë pa licenca

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve me inicialet I.G., B.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ata dyshohet se u kanë mundësuar katër personave që të vazhdojnë konkurrim dhe të punësohen si mjekë, përkundër që nuk kishin licenca të punës e që ishte kriter i konkursit

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve me inicialet I.G., B.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ata dyshohet se u kanë mundësuar katër personave që të vazhdojnë konkurrim dhe të punësohen si mjekë, përkundër që nuk kishin licenca të punës e që ishte kriter i konkursit.

“Sipas aktakuzës, me datë 04.04.2022 në Prizren, në cilësinë e personave zyrtarë – i pandehuri I.G., si menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në kuadër të Komunës së Prizrenit, dhe i pandehuri B.R., si zyrtar i lartë për personel i Njësisë në fjalë – njëkohësisht duke qenë edhe si anëtarë të komisionit rekrutues lidhur me konkursin e shpallur nga Komuna e Prizrenit me datë 03.03.2022 – të publikuar me datë 04.04.2022 – për rekrutimin e 12 mjekëve të përgjithshëm në QKMF-të, e Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në bashkëkryerje, nuk i përmbushin detyrat zyrtare me qëllim që personi tjetër të përfitojë dobi pasurore, apo me qëllim që t’i shkaktojnë dëm ose edhe t’ua shkelin të drejtat personave të tjerë – kandidatëve të tjerë konkurrues, në atë mënyrë që gjatë kontrollimit të dosjeve të aplikimit të kandidatëve konkurrues në konkursin në fjalë, qëllimisht neglizhojnë kushtin e licencës së punës të paraparë si njërin nga kriteret bazike sipas konkursit në fjalë, ashtu që edhe pse kandidatët konkurrues A.N., B.M., A.G., dhe V.M., nga momenti i aplikimit e deri në mbylljen e afatit të konkursit, nuk ishin të pajisur me licencë të punës, të njëjtit megjithatë ia aprovojnë dosjen e aplikimit si të rregullt, ashtu që në kundërshtim me kushtet paraprake të konkursit, i mundësojnë kandidatëve në fjalë të marrin pjesë në test me shkrim dhe me gojë, si dhe të përzgjidhen si kandidatët fitues të vendit të punës si mjek, sipas Vendimit të marrë nga Komisioni Përzgjedhës të datës 19.07.2022, e që më pas vërtetohet se kandidati A.N., është pajisur me licencë të punës 10 ditë pas mbylljes së afatit të konkursit në fjalë, përkatësisht me datë 21.04.2022”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, thuhet se i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika