Azemi njofton për rritje të pagave për punëtorët teknikë në sektorin privat

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka theksuar se këto paga janë lëshuar me rritje që nga një qershori i vitit 2024

Jusuf Azemi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se punëtorëve teknikë u janë rritur pagat për 100 euro.

Me anë të një postimi në Facebook, Azemi ka theksuar se këto paga janë lëshuar me rritje që nga një qershori i vitit 2024, teksa shton se së shpejti do të ketë rritje pagash edhe për punëtorët e sigurimit fizik.

“QKUK, dhe pas shumë përplasjeve, shtyrjeve këta punëtorë që nga 1 qershori 2024 pagat e tyre do të jenë me rritje për 100 euro më shumë qe d.m.th. 402 euro. Në këtë rritje duhet përmendur edhe ministrin Arben Vitija i cili me kontributin e tij bëri që 326 punëtorë t’i gëzohen kësaj rritje, ne dimë edhe të lavdërojmë kur e bëjnë punën mirë ministrat, së shpejti edhe punëtorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje, ne pas 6 muajsh do të kërkojmë që edhe kjo pagë të rritet gjithherë konform ligjeve në fuqi”, ka shkruar Azemi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika