Në fillim të javës së ardhshme ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do ta vizitojë Kosovën, ku edhe do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me një fjalim me 10 qershor.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës, për caktimin e mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë, shkruan RTK.
Ndonëse në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur kuorum, megjithatë seanca e adresimit të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, u vendos 10 qershori.