Mushkolaj kërkon që biseda mes Kusari – Lilës dhe Radojciqit të hetohet nga organet e drejtësisë

Analisti politik, Imer Mushkolaj, e ka konsideruar tejet shqetësuese bisedën e shkurtër të publikuar mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb, Milan Radoiçiq.

Ai, në Debat Plus, ka theksuar se çështja është serioze, duke rikujtuar se Radoiçiq ka qenë shënjestra kryesore e LVV-së në raport me kontaktet e saj politike.

Sipas tij, kjo çështje duhet të hetohet nga organet e drejtësisë dhe jo vetëm politikisht.

“Pse është dashur të diskutojë me këtë tip, ka mundur të diskutojë me Simiqin, por jo me Radojçiqin. Ky Radojçiqi ka qenë shënjestra kryesore e LVV-së në raport – qoftë kontaktet që i kanë pasur zyrtarët e partive që tash janë në opozitë, qoftë pritjes që i ka bërë në zyrë kryeministri Haradinaj, më cilësinë nënkryetarit të Listës Serbe, unë mendoj se çështja është serioze, jo personalisht për Mimoza Kusari-Lilën, por se ajo flet në cilësinë e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së. Pse është dashur të diskutojë me të ajo, kjo duhet të jetë pyetja kryesore. Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese, kjo duhet të trajtohet jo vetëm politikisht, por duhet të trajtohet nga organet e sigurisë,” ka deklaruar Mushkolaj.

Mushkolaj gjithashtu shprehu shqetësimin e tij në lidhje me këtë çështje, duke thënë se, nëse do të ishte deputet i VV-së, do të ndjehej i tradhtuar dhe i pavlerësuar duke e ditur se shefja e tij ka pasur një bisedë me Radoiçiqin.

“Nëse do të isha deputet i VV-së, do të ndihesha si bërllok kur kisha dëgju që shefja ime e GP-së ka folur me Radojçiqin”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika