Berisha rrëfen për veprimtarinë e Shabanit: Më ka thënë “po persekutohem sepse jam dëshmitar në Hagë”

Besnik Berisha, avokat

Besnik Berisha, avokati i Bedri Shabanit, i cili u arrestua dje mbi dyshimet për bashkëpunim me BIA-n serbe, ka thënë se flitet për informacione, prej të cilave dyshohet se i janë ofruar materiale nga libra që janë siguruar nga autorë të ndryshëm në tregje të Kosovës.

Berisha foli për veprimtarinë e klientit të tij, Bedri Shabanit, për të cilin tha se është fakt i njohur që ai nga vitet e ’90-ta deri në vitin 2004 ka qenë doganier i Kosovës.

“Ky meqë ka qenë pjesë e Doganës, gjatë bombardimeve e ka pohuar, madje më ka thënë se me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm aso kohe ka qëndruar në Doganë, pasi ka kontribuuar si pika e vetme kufitare për të lejuar mallra, ushqime e gjëra të tjera për të shkuar në vatrat e luftës. Ky është rrëfimi i tij. Madje tha se edhe vëllai i Rexhep Qosjës ka qenë doganier në Prishtinë, me pajtim të dikujt nga Shtabi asokohe”.

“Deri në 2004 ka qenë doganier i Kosovës. Më 2004 e tutje ka qenë i papunë deri më sot. Ka jetuar nga qiratë. Dhe një gjë tjetër që është e pakontestueshme sipas tij, është se më 2015 ka dhënë dëshmi në Prokurori dhe thotë se ka refuzuar të dalë si dëshmitar i mbrojtur. Madje, ai thotë se ka marrë kritika që nuk ka dalë të dëshmojë siç ka shkruar një artikull në vitin 2004 në një gazetë”, tha Berisha në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, Berisha tha se klienti i tij, Bedriu, është zotuar se ka dalë para Gjykatës Speciale dhe se s’ka bërë asnjë veprim kundër shtetit të Kosovës.

“Dhe ka thënë se nuk do të bënte kurrë veprim në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës, nuk ka folur kurrë dhe spiunuar për asnjë shërbim, e aq më pak të Serbisë. E ka pranuar se është nip i Bosnjës, e ka nënën boshnjake, ka kaluar nëpër Serbi kur ka shkuar te prindërit e tij dhe thotë se ka tentuar të marrë dokumentacion të Serbisë dhe ia kanë refuzuar edhe letërnjoftimin. Para dy viteve ka ndodhur kjo, për shkak të vizave të Bosnjës”, tha më tej Berisha, njofton Klankosova.tv.

Tutje, avokati Berisha tha se Bedriu e ka porositur duke thënë se “thuaju njerëzve se unë po persekutohem sepse jam dëshmitar i Hagës”.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dje i kanë arrestuar dy persona për veprën penale “spiunazhi”.

Të arrestuarit dyshohet se kishin bashkëpunuar me BIA-n serbe, e ndërsa njëri nga ta, sipas avokatit Besnik Berisha, është dëshmitar në Hagë.

Berisha: Nuk ka prova për të, i dyshuari për spiunazh është dëshmitar në Hagë

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika