Netanyahu do të flasë para Kongresit Amerikan më 24 korrik

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’i adresohet Kongresit Amerikan në Uashington më 24 korrik për të prezantuar versionin e tij për luftën e Izraelit kundër atyre që sipas tij, "duan të t'i shkatërrojnë"

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet Kongresit Amerikan në Uashington DC më 24 korrik, sipas një njoftimi të udhëheqësve të kongresit.

Ai pritet të flasë përpara të dy dhomave ligjvënëse, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Të dy partitë, republikanët dhe demokratët, e kanë ftuar atë të paraqitet për të folur para Kongresit, por nuk është përcaktuar më parë data e prezantimit të tij, ka raportuar BBC.

Ky njoftim vjen në kontekstin e një kërkese të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër arrestin kundër Netanyahu dhe ministrit të tij të Mbrojtjes për veprimet në lidhje me luftën në Gazë.

Netanyahu ka dënuar këtë veprim duke e quajtur si një krahasim të padrejtë të “Izraelit demokratik” me “vrasës masiv”.

Sipas një letre të publikuar nga liderët e Kongresit, Netanyahu ka shprehur gëzimin për të përfaqësuar Izraelin dhe për të paraqitur versionin e tij për luftën e tyre kundër “ata që duan të na shkatërrojnë”.

Vizita e Netanyahut vjen pasi marrëdhëniet me SHBA-në janë tensionuar, veçanërisht midis demokratëve kryesorë amerikanë.

Presidenti amerikan Joe Biden, një demokrat, gjithashtu është bërë më kritik ndaj Izraelit ndërsa lufta vazhdon dhe numri i të vdekurve në Gaza rritet.

Biden, i cili kandidon për rizgjedhje në nëntor, është nën presion politik nga krahu i majtë i partisë së tij për të bërë më shumë për të bindur Izraelin të kufizojë luftën e tij në Gaza.

Plani me tre pjesë që presidenti zbuloi javën e kaluar do të shihte një “rritje” të ndihmave humanitare, si dhe një shkëmbim të disa pengjeve për të burgosurit palestinezë përpara një përfundimi të përhershëm të luftës.

Propozimi, megjithatë, ka hasur në kundërshtime të zëshme nga disa anëtarë të qeverisë izraelite, gjë që ka ngritur dyshime se mund të arrihet një marrëveshje.

Netanyahu foli për herë të fundit në Kongresin Amerikan në vitin 2015, kur të dy dhomat kontrolloheshin nga republikanët.

Ai përdori rastin për të kritikuar presidentin e atëhershëm Barack Obama, një demokrat, për ndjekjen e një marrëveshjeje me aleatët e SHBA-së dhe Iranin për të kufizuar programin bërthamor të Teheranit.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika