Zgjedhjet evropiane dhe ndikimi i tyre në Kosovë – flet analisti, Shqiprim Pula

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian me seli në Strasburg nisën më 6 qershor dhe do të mbarojnë më 9 qershor.

Ato zhvillohen në të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme pasi grupet politike që do formohen aty pastaj mund të kenë ndikim edhe në Kosovë.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, Pula ka thënë se vetëm pas formalizimit të grupeve politike brenda PE-së do mbetet të shihet se me kë ka Kosova punë në kuptimin e pritshmërive për bashkëpunim.

“Detyrat tona si shtet, angazhimet tona si institucione, përmbushja e përgjegjësive të zyrtarëve përgjegjës për krijimin dhe ekzekutimin e politikave shtetërore është sinjal për institucionet e unionit evropian për të parë sa jemi të përkushtuar dhe mbrojtjes së interesave së shtetësisë sonë. Vetëm pas formalizimit të grupeve politike brenda PE-së do shohim me kë do kemi punë në kuptimin e pritshmërive për bashkëpunim, nëse do ketë grupim të madh të eurodeputetëve të së djathës, do jetë vështirë për krejt rajonin”, ka deklaruar Pula.

Varësisht nga krijimi i grupeve politike në PE, Pula ka thënë se kjo do të reflektojë në një gjeopolitikë të re në rajon.

“..Dhe më pas kjo do të reflektojë në një gjeopolitikë të re në rajonin tonë, në shtetet që kanë fillur rrugëtimin për në BE, që për arsye të ndryshme kanë ngecje në përmbushjen e detyrimeve”, ka vijuar Pula.

Ndryshe, shumica në PE që do të formohet pas tyre, do ta konfirmojë presidentin apo presidenten e Komisionit Evropian.

Pastaj, për secilin komisionar veç e veç do të duhet të organizohet seanca dëgjimore, ku do t’i jepet besimi.

Grupet politike në Parlamentin Evropian formohen sipas ideologjisë së prioriteteve që i kanë.

Ato reflektojnë, pak a shumë, qëndrimet e partive nacionale në një familje të përbashkët politike, në nivel evropian.

Pos grupeve politike në PE, ekzistojnë edhe partitë politike në nivel të BE-së, që po ashtu bashkohen me programet e tyre.

Edhe tri partitë më të mëdha nga Kosova janë të angazhuara në mënyra të ndryshme – sipas statuteve të tyre – me partitë e orientimit të njëjtë evropian.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është afruar me Partinë Socialiste Evropiane – parti e qendrës së majtë që në Parlamentin Evropian përfaqësohet nga grupi Socialistët dhe Demokratët (S&D).

Ky ishte grupi i dytë më i madh në përbërjen e deritashme të PE-së – me 139 deputetë.

Në grupimin më të madh politik në Parlamentin Evropian, që është Partia Popullore Evropiane (PPE) – anëtare e asocuar është prej vitesh Lidhja Demokratike e Kosovës.

PPE kishte 176 deputetë në përbërjen e deritashme të PE-së.

Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq, është anëtare e grupit liberal evropian, ALDE, i cili në PE përfaqësohet nga grupi Renew.

Në përbërjen e deritashme të PE-së, ky ishte grupimi i tretë më i madh me 102 deputetë.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika