Osmani mbështet Qeverinë: Shpronësimet në veri në përputhje me ligjin e standardet evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka përgjigjur shteteve të QUINT-it, të cilat shprehën shqetësimin rreth shpronësimeve në veri të vendit. Ajo ka theksuar se këto shpronësime janë në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Osmani ka mbështetur deklaratën e Qeverisë në reagim ndaj QUINT-it, duke potencuar se institucionet kanë dhënë shpjegimin e duhur për procedurën e ndjekur.

Ajo ka shtuar se për aq kohë sa respektohen standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe zbatohen pesë hapat e testit të saj, shpronësimet janë të ligjshme dhe në përputhje me kërkesat Kushtetuese dhe standardet evropiane të drejtave të njeriut.

Osmani ka theksuar mes tjerash se çdo veprim që është në interes të sigurisë kombëtare dhe të qytetarëve të Kosovës pa dallim.

“Çështja e shpronësimeve ka rregulla të caktuara dhe këto rregulla jo vetëm që përcaktohen me ligje tona por edhe me standardet evropiane të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për aq sa respektohen këto standarde është një test pesë hapësh i i paraparë nga vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përderisa respektohet ky standard dhe pesë hapat janë aplikuar kjo tregon se është zbatuar edhe ligji ynë edhe kërkesat tona Kushtetuese edhe standardet evropiane të drejtave të njeriut dhe shpronesimet vazhdojnë në përputhje me ligjin pa asnjë tendencë për diskriminim të askujt”, ka deklaruar ajo gjatë vizitës së saj në Drenas.

Osmani, e ka komentuar edhe propozimin e kryeministrit Albin Kurti, që draftin e propozuar nga emisari i BE-së Miroslav Lajçak të dërgohet në Komisionin e Venecias për shqyrtim.

Presidentja Osmani ka thënë se së pari duhet të shqyrtohet një ide e tillë, e pastaj të vendoset se si të veprohet.

Madje, ia ka bërë të qartë shefit të qeverisë se përcaktimi i objektivave të jashtme bëhen nga presidenti i shtetit.

Qeveria i kundërpërgjigjet QUINT-it për shpronësimet në veri, thotë reaguan pa argumente

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika