“I dëmshëm për sigurinë kombëtare”, Osmani paralajmëron padi ndaj Bedri Elezit

"Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi", ka njoftuar Bekim Kupina, këshilltari i presidentes Osmani

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se do të iniciohet padi nga presidentja Osmani për ekspertin e sigurisë, Bedri Elezi i cili ka deklaruar se “Presidentja Vjosa Osmani dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e Banjskës”.

Kupina ka thënë se kjo është gënjeshtër nga Elezi dhe deklarata të tilla sipas tij cenojnë edhe sigurinë kombëtare.

“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare.Shpifjeve të tilla, Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Presidentja Osmani ka ftuar policinë e Kosovës dhe prokurorinë që urgjentisht të ndërmarrin masa ndaj Elezit, pasi siç thotë ajo ka raporte të shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare.

Sot, Elezi për të parën e shtetit ka thënë se dyshohet se ka negociuar për lejimin e largimit të anëtarëve të BIA-s në rastin e Banjskës.

Ai ka përmendur edhe takime të mundshme mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Millan Radojiçiqit.

“MIMOZA KUSARI LILA, dyshohet se ka pasur takime me dhe biseda me anëtarin e BIA-së sërbe Milan Radoiçiq. A do të kemi veprime ndaj këtyre personave për vepren e spiunazhit?”, ka përfunduar ai.

Sipas Elezit, edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pasur takime me Daniela Vujiçiq, një zyrtare të dyshuar të BIA-s.

“DANIELA VUJICIQ, Dyshohej se ishte anëtare apo zyrtare e BIA-së, poashtu dyshohet se në Shkup kishte pasur takime me zv.kryeministrin Besnik Bislimi”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika