Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës në futboll, të dielën do të jenë mysafirë në Greqi, për lojën që do të zhvillohet në mes të Kosovës dhe Greqisë, në kuadër së Ligës se Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet në “Pathessaliko Stadium” në qytetin Volos në Greqi.
Kjo lojë do të jetë një “ finale”, për Kosovën, pasi do të jetë vendimtare për kreun e grupit të dytë në Ligën C, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo pozitë në grup garanton kalimin në Ligën B dhe play-offin për Evropianin e ardhshëm.
Ekipi kosovar ka udhëtuar të shtunën drejt qytetit të Greqisë, Volos, ku do ta luajë ndeshjen e katërt dhe të fundit për këtë muaj në Ligën e Kombeve.
Në këtë “finale”, Kosovës do t’i mungojnë pesë lojtarë si, Edon Zhegrova, Ibrahim Dresevic, Betim Fazliji, Lirimi Kastrati dhe Benjamin Kololli.
“Dardanët” në këtë ndeshje vijnë nga fitoret me Qipron dhe Irlandën e Veriut, dhe nga humbja me Greqinë.