Hovenier: Kosova mund të përparojë vetëm duke dëgjuar shqetësimet e ShBA-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se Kosova mund të përparojë vetëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke i marrë parasysh shqetësimet e saj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, të publikuar të premten pasdite, Hovenier tha se ka mosmarrëveshje mes ShBA-së dhe Kosovës për shkak të vendimeve politike të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti dhe shpërfilljes së këshillave të Qeverisë amerikane në lidhje me komunitetin serb në Kosovë.

“Kosova mund të përparojë vetëm me ne dhe me ne nënkupton se duhet të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve tona. Nëse Kosova përmbush detyrimet e saj, do të avancojë. Nëse heziton t’i përmbushë detyrimet, do të ngecë”, tha Hovenier.

Ai tha se dallimet mes ShBA-së dhe Kosovës nuk kanë të bëjë me anën ligjore të veprimeve të Qeverisë së Kosovës, por me frymën e tyre dhe pasojat konkrete të tyre te komuniteti serb në vend.

Qeveria së Kosovës mori vendim më 5 qershor për finalizimin e shpronësimit të mbi 100 parcelave në komunat me shumicë serbe në veri të vendit, duke nxitur kritika nga vendet e QUINT-it, Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja.

Hovenier tha se Qeveria Kurti nuk e mori parasysh këshillën e ShBA-së për këtë çështje dhe e përsëriti se nuk mendon se janë përmbushur të gjitha kriteret ligjore për shpronësimin e atyre tokave.

“Kemi shprehur shqetësimet tona për mënyrën se si qeveria është angazhuar me komunitetet e prekura nga ky vendim dhe kemi shprehur zhgënjimin tonë që këshilla jonë nuk është marrë parasysh”, theksoi Hovenier.

Ai tha se e njëjta vlen edhe për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit për pagesa me para të gatshme nga shkurti i këtij viti, ligjshmërinë e të cilit ShBA-ja nuk e ka kundërshtuar kurrë, por “mënyra se si është zbatuar ky vendim, na shqetësoi. U bë me nxitim, pa u njoftuar në kohë”.

Hovenier tha se Shtetet e bashkuara të Amerikës duan të jenë “përkrahësi më i fuqishëm i Qeverisë së Kosovës”, por për të ndodhur kjo, ajo duhet të ndërmarrë veprime që i përgjigjen shqetësimeve të aleatëve.

“Duam ta shohim Kosovën të avancojë në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Duam ta shohim Kosovën në NATO dhe në Bashkimin Evropian në Këshillin e Evropës. Por, për ta ndihmuar Kosovën të arrijë këto qëllime, duam që qeveria të ndërmarrë veprime… që avancon këto qëllime, që është në përputhje me zotimet që Kosova ka bërë në dialog. Këto janë ato i presim dhe pjesë e asaj që besojmë se po mungon së fundmi”, shtoi ai.

Ai tha se kërkesat që ShBA-të po ia bëjnë Kosovës për t’i përmbushur detyrimet nga Marrëveshja bazë “janë në dobi të Kosovës, e ndihmojnë shtetin të jetë më efikas dhe më i përgjegjshëm ndaj shqetësimeve të një pjese të qytetarëve të saj”.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika