Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.
Bashkëpjesëmarrës me Kurtin do të jenë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Vënia e këtij gurthemeli nis nga ora 11:00 në kompleksin e shkollave të mesme, “Aleksandër Xhuvani” dhe “Fan S. Noli”, Podujevë.