Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje.
Kjo pasi i dyshuari në një intervistë për media ka deklaruar se posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro.
Policia i ka gjetur në shtëpi një antiplumb, tre fishekë, një thikë, brisk e këllëf për armë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një interviste për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro. Njësit policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.