Mitsotakis: Rruga evropiane e Shkupit kalon nga Athina

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se rruga e integrimit të Maqedonisë së Veriut kalon kah “dyert” e Athinës.

Mitsotakis duke shfrytëzuar ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet për Parlamentin Evropian(PE), nuk ka harruar pa përmendur Shkupin dhe Tiranën.

Në fjalimin e tij në sheshin kryesor të Athinës, Sintagma, Mitsotakis i kujtoi Tiranës dhe Shkupit se rruga për në Bashkimin Evropian kalon nga Athina. Ndërsa për sa i përket Turqisë, Mitsotakis kërkoi përcaktimin e “shelfit continental” dhe përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive.

“Pas të dielës qeveria greke nuk duhet të konsumohet në diskutime për përqindjet elektorale, por duhet të jetë në gjendje të vazhdojë politikën e një Greqie të fortë, duke i dërguar mesazhin fqinjëve tanë veriorë, se rruga e Shkupit dhe e Tiranës për në Bruksel domosdoshmërisht kalon nga Athina. Dhe se vetëm respektimi i ligjshmërisë dhe traktateve ndërkombëtare mund të japë dritën jeshile”, ka thënë Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Greqisë.

Rritja e toneve paralajmëruese të Mitsotakis ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, shikohet si një kundërpërgjigje e Athinës ndaj arrestimit të Fredi Belerit dhe etiketimin e emrit ‘Maqedoni’ nda elita e re drejtuese në Shkup.

Analistët besojnë se, Partia Demokracia e Re, e cila përfaqësohet nga Kyriakos Mitsotakis do të arrijë fitore në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian. Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje grekëve të votojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian për të mbrojtur interesat e vendit, dhe forcimin e të ardhmes.

Partia qeverisëse e qendrës së djathtë të Mitsotakis, Demokracia e Re kryeson lehtësisht në sondazhet e fundit, e ndjekur nga partia kryesore opozitare e majtë Syriza dhe partia socialiste PASOK në vendin e tretë. Demokracia e Re udhëhoqi edhe në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Evropian në 2019.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika