Vuçiq pas Kuvendit ‘panserb’ thotë se ditë të vështira janë para Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas takimit që ka pasur sot(e shtune) me të sanksionuarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) nga Republika Srpska, Millorad Dodik, ka vazhduar me gjuhën e njëjtë, duke thënë se aktualisht Serbia është duke u ballafaquar me ditë të vështira e duke pretenduar se paqja është interes kyç i serbëve.

Sa i përket Kosovës, Vuçiq ka thënë se s’ka zgjidhja tjetër përveç procesit të dialogut “me respektim të Rezolutës 1244, Marrëveshjes së Brukselit dhe Asociacionit”, raporton Danas, përcjell Dukagjini.

“Në deklaratën që po bëjmë, kemi biseduar për Kosovën për detyrimin për të respektuar Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si pjesë e rendit ndërkombëtar, por kemi folur qartë edhe për dialogun si mënyrë thelbësore për zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarët nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut dhe këmbënguljes tek ai, respektimi i Marrëveshjes së Brukselit, përmbushja e detyrimeve, formimi i Asociacionit dhe gjithçka tjetër”, ka thënë Vuçiq.

Në këtë kuvend ‘panserb’ Vuçiq ka thënë se “Serbia dhe Republika Srpska nuk e kanë shkelur kurrë marrëveshjen e arritur dhjetë vjet më parë, dhe pavarësisht nga mendimet e ndryshme, marrëdhëniet mes qeverisë së Serbisë dhe R.Srbskës nuk duhet të pësojnë kurrë”.

Serbia dhe Republika Srpska, kanë miratuar Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe për një të ardhme të përbashkët të popullit serb.

Deklarata është miratuar në Beograd në një takim mes dy qeverive, në kuadër të të ashtuquajturit Kuvend gjithë serb. Ky kuvend synon të mbajë unik serbët.

Ndërsa Deklarata e dakorduar sot duhet të miratohet nga Parlamenti i Serbisë dhe ai i Republikës Srpska brenda 90 ditëve. Në këtë dokument është përfshi edhe Kosova si pjesë e Serbisë.

Ankesat mbizotëruan këtë takim se kinse serbët janë të shkelur si në Kroaci, BeH e Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika