Autori dhe artisti i mirënjohur Enver Petrovci sot ka prezantuar për herë të parë librin “Amanete zemre’ para lexuesve në panairin e librit “Prishtina 2024”.
Takimi i Petrovcit me lexuesit e shumtë krijoi një atmosferë të ngrohtë në stendën e shtëpisë botuese “Dukagjini”.
Pa dyshim, lexuesit morën librin e nënshkruar nga autori Petrovci.
“Takimi u përcoll nën një atmosferë të ngrohtë, ku lexues, miq e familjarë ishin të pranishëm në këtë moment të rëndësishëm për autorin”, kanë shkruar nga shtëpia botuese e librit “Amanete zemre”.
Njëri ndër lexuesit e Petrovcit ka thënë se “Arsyeja kryesore pse duhet lexuar ky libër” është sinqeriteti që përcjellë vepra e Petrovcit.
Kurse autori Enver Petrovci ka thënë se “Është libër i shkruar para vdekjes”.
Libri “Amanete zemre” i autorit-artistit Enver Petrovci paraqet përsiatjet e tij mbi përvojën jetësore në teatër dhe jo vetëm. Libri përbëhet nga dhjetë kapituj, përkatësisht tema, përmes të cilave autori shpërfaq përvojën e tij në formë artistike.