Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mirëpritur në Paris të shtunën presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Joe Biden, duke konsideruar që vizita e presidentit amerikan shpërfaq lidhjet e fuqishme mes dy shteteve për çështjet e sigurisë globale.
Presidenti amerikan ka deklaruar se SHBA-të qëndrojnë të vendosura pranë aleatëve të tyre.
“Qëndrojmë fort përkrah Ukrainës”, ka thënë Biden përcjell Le Monde.
“Ne qëndrojmë fort përkrah aleatëve tanë, Francës. E përsëris, ne nuk do të shmangemi”, ka deklaruar presidenti amerikan të shtunën në Paris gjatë në konferencën për media pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron.
Biden është pritur me nderime të larta dhe dy presidentët më pas kanë kryer homazhe te ushtarët e rënë gjatë luftës, si dhe janë takuar me veteranë të Luftës së Dytë Botërore. Ceremonia zyrtare ka nisur në Harkun e Triumfit në Paris, përcjell Dukagjini.
Temat kryesore përgjatë diskutimeve mes dy presidentëve kanë qenë Izraeli, çështjet tregtare dhe Ukraina.