Liderët politikë urojnë 23-vjetorin e Ditës së Çlirimit

Përveç krerëve të shtetit të Kosovës, liderët e partive politike, PDK dhe AAK, kanë uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës duke kujtuar sakrificat e dëshmorëve

Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj

“Sot, Kosova shënon Ditën e Çlirimit. 23 vjet më parë, iu dha fund përgjithmonë robërisë e vuajtjeve shekullore të popullit tonë”.

Kështu e nis urimin e tij për Ditën e Çlirimit, kedryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se 23 vjet më parë, për Kosovën nisi një kohë e re, e lirisë, që i hapi rrugë ndërtimit e zhvillimit të vendit.

“Kështu, rindërtuam shtëpitë e djegura, shkollat e reja, rrugët e autostradat, por edhe administratën, policinë e ushtrinë. Jetësuam bashkë ëndrrën e shumë brezave për shtet e pavarësi. Për Kosovën e lirë e me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Në këtë rrugëtim, u jemi falënderues përjetësisht miqve që na dolën krah, NATO-s e SHBA-ve dhe shteteve të tjera demokratike”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i Memli Krasniqit, në Facebook

Ndër të tjerë, edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar, gjithashtu, 23-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke thënë se falë gjakut të dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot Kosova është pjesë e botës së lirë.

“Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën. Kosovë, urime Dita e Çlirimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Paraditen e së dielës së 12 qershorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, veprimtarit Adem Demaçi, te familja Jashari dhe tek ushtarët e NATO-s të rënë gjatë luftës.

23 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe vendosja e ushtarëve të NATO-s

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika