FFK: Fadil Vokrri ishte simbol uniteti për futbollin, derisa trashëgimia që la pas është një thesar i paçmuar

Federata e Fubollit të Kosovës, ka kujtuar Fadil Vokrrin në 6-vjetorin e vdekjes së tij.

Kështu duke shkruar se 9 qershori i vitit 2018 mbetet datë që sjell ndjesi nostalgjie dhe krenarie për trashëgiminë e pasur që Vokrri ka lënë prapa.

“Fadil Vokrri ishte një futbollist i jashtëzakonshëm dhe i përmasave botërore. Talentin që ia dhuroi Perëndia, ai e shndërroi në pasion dhe dashuri të pakufishme për lojën magjike të futbollit. Me aftësitë e tij të shkëlqyeshme me topin, intuitën për gol dhe stilin unik, Vokrri u shqua që në rininë e tij të hershme. Me paraqitjet në fanellën e Prishtinës, ai bëri që një popull i tërë ta thërriste emrin e tij dhe tek ai të shihte shpresën e gëzimin.”

Sipas FFK, karriera e tij e ndritur, brenda dhe jashtë vendit, e bëri atë një nga figurat më të dashura dhe të respektuara në historinë e sportit tonë.

Përtej talentit në fushë, Fadilin e kujtojnë edhe si njeri që ishte njeri “me zemër të madhe dhe mendjeprehtë, teksa disa vjet pas çlirimit të vendit vendosi që të kthehej në vendlindje dhe të kontribuonte në udhëheqjen e klubit të tij të zemrës, e më pas edhe të Federatës.”

“Ardhja e tij ishte shpresë, teksa misioni i përbashkët ishte anëtarësimi në UEFA e FIFA. Ndonëse ky rrugëtim nuk ishte i lehtë, autoriteti dhe këmbëngulësia e tij, por edhe i të gjithë atyre që ishim pjesë e Federatës, si dhe mbështetja e institucioneve vendore dhe faktorëve ndërkombëtarë, bëri që ky mision të përmbyllej suksesshëm në maj të vitit 2016. Fadil Vokrri ishte simbol uniteti për futbollin, derisa trashëgimia që la pas është një thesar i paçmuar.”

Teksa nderojnë Legjendën, FFK janë mirënjohës për gjithçka që bëri për futbollin në Kosovë.

“Të frymëzuar nga trashëgimia e tij do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për një të ardhme të ndritur për brezat e rinj, me besim të plotë se vendi ynë do të japë edhe shumë talente si ai,” shkruan FFK.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika