Komuna e Malishevës kërkon ndihmë për dezinsektimin e rriqrave

Niveli qendror tash e katër vite nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet në ndihmë Komunës së Malishevës për sa i përket dezinsektimit. Siç dihet, Komuna e Malishevës është njëra ndër zonat me të rrezikuar nga rriqrat, që shkaktojnë ethet hemorragjike

Foto ilustruese

Niveli qendror tash e katër vite nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet në ndihmë Komunës së Malishevës për sa i përket dezinsektimit. Siç dihet, Komuna e Malishevës është njëra ndër zonat me të rrezikuar nga rriqrat, që shkaktojnë ethet hemorragjike.

Me rritjen e temperaturave janë regjistruar disa raste të pickimit nga rriqrat, që janë bartës të virusit që i shkakton ethet hemorragjike.

Komuna e Malishevës është njëra ndër komunat që më së shumti është e rrezikuar nga rriqrat dhe për këtë arsye ka filluar dezinsektimin në zonat endemike.

Halit Mazreku, menaxher për emergjenca në Komunën e Malishevës, tha se Komuna e Malishevës ka kontraktuar një firmë për  dezinsektimin e 250 hektarëve, por që kjo sipas tij, është e pamjaftueshme krahasuar me zonat që kanë nevojë për dezinsektim.

“Janë të pamjaftueshme në krahasim me 39 zona që i ka Komuna e Malishevës. Këta 250 hektarë mundohemi që t’i shpërndajmë në vatrat, zonat endemike sidomos në ato pjesë kur në të kaluarën ka pasur edhe viktima si dhe ne zona ku për momentin paraqitën raste me të shumta të infektimit nga rriqrat”, tha  Mazreku.

Ndërkaq, Hajdin Berisha, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, tha për Radio Kosovën se organet përgjegjëse shtetërore, siç është Këshilli Ndërministror, duhet të marrin masat e nevojshme për luftimin e etheve hemorragjike Krime Kongo, si masë më efektive në luftimin e rrezikut që vjen nga pickimi i rriqrave:

“I bëjmë apel Ministrisë së Shëndetësisë gjegjësisht ministrit të thërrasë Këshillin Ndërministror e t’i marrin masat e nevojshme për luftimin e EHKK, sepse nga niveli qendror deri me tani qe 4 vjetet e fundit nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet në këtë drejtim  dhe kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Ministrisë së Bujqësisë, AUV, në mënyrë që luftimi dhe parandalimi i EHKK, të ketë rezultate dhe të mbrohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve”, apeloi Berisha.

Radio Kosova i ka adresuar pyetje Ministrisë së Shëndetësisë nëse do t’i   dalë në ndihmë Komunës së Malishevës, por deri në transmetimin e këtij raporti, ata nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje/RTK Live

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika