Kurti: Kosova gjithnjë falënderuese ndaj aleatëve, por nuk i fal krimet e Serbisë

"Bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavi pushuan më 10 qershor 1999. Një ditë më pas, më 11 qershor, ushtarët e UÇk-ja hynë në Prishtinë, kurse po atë ditë ushtarët e KFOR-it filluan të hyjnë në Kosovë. Gjatë dhjetë ditëve në vijim të gjitha forcat e armatosura serbe dhe jugosllave e lëshuan territorin e Kosovës. Pas shumë vuajtjesh nën regjimet e Serbisë pushtuese, Kosova u çlirua dhe populli i saj nisi ndërtimin e një etape krejt të re historike. Duke i kujtuar ditët e fundit të luftës në Kosovë dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese. Sepse populli dhe shteti i Kosovës janë mirënjohës e falenderues për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare teksa nuk harrojnë dhe nuk falin krimet e Serbisë!", kështu u shpreh kryeministri i vendit, Albin Kurti për 25 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovës, ka thënë se janë falënderues për ndihëm dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve në çlirimin e vendit, ndërsa shtoi se Kosova nuk do t’i harrojë e falë kurrë krimet e krimet e Serbisë.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Marrëveshja e Kumanovës, 25 vite më parë kujton ditët e fundit të luftës dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese.

“Duke i kujtuar ditët e fundit të luftës në Kosovë dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese. Sepse populli dhe shteti i Kosovës janë mirënjohës e falenderues për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare teksa nuk harrojnë dhe nuk falin krimet e Serbisë!”, shkroi Kurti.

Kurti potencoi se sot janë bërë 25 vite nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë.

“Sot u bënë 25 vite nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, në rrafshin ushtarak e teknik dhe në atë juridik e ndërkombëtar. Më 9 qershor 1999, në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake mes Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe qeverive të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë”, shkroi Kurti.

Kurti tutje ritheksoi historinë që ndoqi Kosova për lirinë nga okupatori pushtues i regjimit të Serbisë.

“Rruga për negociata u shtrua pasi Republika Federative e Jugosllavisë e pranoi më 3 qershor planin e paqes të ofruar nga i dërguari i Bashkimit Evropian, Presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari dhe i dërguari i Rusisë, ish-kryeministri Viktor Chernomyrdin. Plani parashihte tërheqjen e të gjitha trupave të armatosura serbe nga Kosova dhe hyrjen e paqeruajtësve në Kosovë nën një mandat të OKB-së”, shtoi ai.

Kurti tutje tha se “Më 7 qershor, negociatat në Kumanovë ishin pezulluar pasi palët nuk po pajtoheshin për kushtet e marrëveshjes. Pas rifillimit të negociatave, në marrëveshjen e arritur më 9 qershor 1999, ishte vendosur që të gjitha forcat e armatosura serbe dhe jugosllave, pra njësitet ushtarake, policore dhe të tjera, të tërhiqeshin plotësisht nga territori i Kosovës deri më 20 qershor. Andej kufirit, u caktua një hapësirë prej 25 kilometrash si Zonë e Sigurisë Ajrore dhe një hapësirë prej 5 kilometrash si Zonë e Sigurisë Tokësore, brenda të cilave ndalohej hyrja e forcave serbe dhe jugosllave. Gjatë tërheqjes së tyre nga Kosova, forcat e armatosura serbe kryen krime deri në orët e fundit, sikur që janë rastet e vrasjeve të civilëve në komunën e Podujevës, prej nga u tërhoqën drejt Merdarës më 19 qershor”.

“Marrëveshja e Kumanovës u arrit pas 78 ditësh bombardime të 19 shteteve të NATO-s mbi Jugosllavi; pas gati dy vitesh luftë me qindra masakra dhe mbi 10 mijë viktima civile; dhjetë vite pasi Serbia ia kishte suprimuar autonominë Kosovës më 1989 dhe 86 vite pas pushtimit fillestar të Kosovës nga Serbia më 1912/1913. Marrëveshja e Kumanovës u nënshkrua në emër të KFOR-it nga Gjeneral Michael David Jackson, kurse në emër të qeverisë së Jugosllavisë dhe në emër të qeverisë së Serbisë, nga Gjeneral Svetozar Marjanoviq nga Ushtria Jugosllave dhe nga Gjeneral Obrad Stefanoviq, nga Ministria e Punëve të Brendshme”, shkroi ai.

 

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika