Dy të lënduar nga aksidenti në fshatin Mrasor të Rahovecit

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 09.06.2024 në fshatin Mrasor të Rahovecit, në segmentin rrugor Gjakovë – Klinë

Ilustrimi

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 09.06.2024 në fshatin Mrasor të Rahovecit, në segmentin rrugor Gjakovë – Klinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura, raporton Kallxo.com

“Rreth orës 15:30 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor (sipas të dhënave të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore)”- ka thënë Elezaj.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika