Marine Le Pen: Ne jemi gati të ushtrojmë pushtetin

Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen sapo ka përshëndetur vendimin e presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme

“Francezët sapo na kanë dhënë rezultatin më të lartë për të gjitha partitë në 40 vjet”.

Kështu  deklaroi Marine Le Pen në fillim të mbrëmjes.

“Vota e francezëve është përfundimtare: presidenti, duke iu përgjigjur thirrjes së Jordan Bardella, sapo ka njoftuar kthimin në votime të popullit francez pas disa javësh”, shtoi Marine Le Pen, e cila “përshëndeti” shpërbërjen.

“Ne jemi gati të ushtrojmë pushtetin, të gatshëm t’i japim fund këtij imigrimi masiv, ta bëjmë fuqinë blerëse një përparësi, të gatshëm për të ringjallur Francën”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkruar se Partitë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë i kanë fituar zgjedhjet evropiane të mbajtura gjatë gjithë fundjavës.

Von der Leyen e bazon pohimin e saj në rezultatet paraprake, të cilat në fakt tregojnë rritje për PPE-në, me të paktën 10 deputetë, duke e çuar grupin në kuotën e 186 eurodeputetëve.

Një ndryshim ky nga grupi i dytë më i madh, ai S&D i socialdemokratëve, i cili paraqitet me humbje të 6 deputetëve, në kuotën e 133 syresh.

Goditjen më të madhe ndërkaq e kanë pësuar të gjelbrit dhe grupi Renews i presidentit francez, Emmanuel Macron, me humbje në rangun e 19-20 eurodeputetëve.

Kjo në fakt bëri që Macron edhe të shpallte zgjedhjet e jashtëzakonshme në Francë, pas fitores shkatërruese të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen. Zgjedhjet pritet të mbahen në 30 qershor për raundin e parë dhe 7 korrik për të dytin.

Pritet me kurreshtje ndërkaq edhe rezultati që do të korrë partia Vëllezërit e Italisë e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila mund të jetë në fakt edhe “kingmaker” e vërtetë e këtyre zgjedhjeve në rast të një rezultati të lartë.

 

Ndërsa, Partitë e së djathtës ekstreme duket se kanë shënuar rritje të konsiderueshme edhe në Gjermani e Austri.

Kështu, këto vende i bashkohen Holandës, çka jep shenjat e para se kthimi kah e djathta do të ndodhë në këtë institucion të BE-së.

Partia e qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane (EPP) pritet të jetë sërish grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, dhe që kandidatja e tij, Ursula von der Leyen të ketë edhe një mandat në krye të BE-së.

Megjithatë, asaj do të mund t’i duhet mbështetja e nacionalistëve të krahut të djathtë, sikurse ajo e partisë italiane, Vëllezërit e Italisë, e kryeministres italiane, Giorgia Meloni për të siguruar shumicën në Parlament.

Votimet për Parlamentin Evropian kanë nisur të enjten në Holandë dhe në disa shtete tjera të premten dhe të shtunën, por pjesa më e madhe e banorëve të BE-së kanë votuar të dielën.

Parlamenti Evropian voton për legjislacione që janë kyçe për qytetarët dhe bizneset në bllokun me 27 vende anëtare.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika