Disa nga ushqimet antiinflamatore që forcojnë imunitetin

Inflamacioni mund të jetë i mirë dhe i keq. Nga njëra anë, ndihmon trupin tuaj të mbrohet nga infeksioni dhe dëmtimi, ndërsa nga ana tjetër, inflamacioni kronik mund të çojë në shtim peshe apo sëmundje. Stresi, ushqimet inflamatore dhe nivelet e ulëta të aktivitetit mund ta bëjnë këtë rrezik edhe më të madh. Sidoqoftë, studimet tregojnë se disa ushqime mund të luftojnë inflamacionin dhe ta forcojnë imunitetin.

  1. Peshk i yndyrshëm: Peshqit e yndyrshëm janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe acideve yndyrore omega-3. Jo të gjithë peshqit përmbajnë acide yndyrore, ndaj më së shumti këshillohet salmon, sardele, harengë dhe skrumbi. Trupi metabolizon këto acide yndyrore në përbërje, të quajtura rezolina dhe protektin, të cilat kanë efekte antiinflamatore.Boy, 11, Dies Suddenly From Suspected Allergic Reaction to Smell of Cooked Fish | Inside Edition
  2. Brokoli:Brokoli është jashtëzakonisht ushqyes. Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e shumë perimeve (lulelakër, brokoli, kale) shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Kjo mund të ketë lidhje me efektet antiinflamatore të antioksidantëve që ato përmbajnë. Brokoli është i pasur me sulforafan, një antioksidant që lufton inflamacionin.Brokoli Salatası Tarifi - Evde Limonlu Brokoli Salatası Nasıl Yapılır? Kolay ve Pratik Brokoli Salatası Yapımı ve Malzemeleri
  3. Avokadot: Avokadot janë të mbushura me kalium, magnez, fibra dhe yndyrna të pangopura të shëndetshme për zemrën. Ato gjithashtu përmbajnë karotenoide dhe tokoferolë, të cilat janë të lidhura me rrezikun e zvogëluar të kancerit. Përveç kësaj, një përbërje me avokado mund të zvogëlojë inflamacionin në qelizat e reja të lëkurës.Pidä halkaistu avokado hyvänä pidempään - tämä simppeli niksi auttaa estämään tummumista
  4. Çaj jeshil: Ju ndoshta keni dëgjuar që çaji jeshil është një nga pijet më të shëndetshme që mund të pini. Ai zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës, kancerit, sëmundjes Alzheimer, mbipeshës dhe sëmundjeve të tjera.A është e shëndetshme të pini çaj jeshil para gjumit?
  5.  Specat: Specat janë të ngarkuar me vitaminë C dhe antioksidantë që kanë efekte të fuqishme antiinflamatore. Specat djegës përmbajnë acid sinapik dhe acid ferulik, të cilat mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të çojnë në plakje më të shëndetshme.Mos i ndani nga tavolina specat e kuq, ja 7 përfitimet e pabesueshme për shëndetin tuaj - Njeshi
  6. Kërpudha: Kërpudhat janë shumë të ulëta në kalori dhe të pasura me selenium, bakër dhe të gjitha vitaminat B. Ato gjithashtu përmbajnë fenole dhe antioksidantë të tjerë që sigurojnë mbrojtje antiinflamatore.Ja pse meshkujt duhet të hanë kërpudha 3 herë në javë!
  7. Rrushi: Rrushi përmban antocianina, të cilat zvogëlojnë inflamacionin. Për më tepër, ato mund të zvogëlojnë rrezikun e disa sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, obezitetin, Alzheimerin dhe çrregullimet e syve. Rrushi është, gjithashtu, një nga burimet më të mira të resveratrolit, një përbërës tjetër që ka shumë përfitime shëndetësore.Rrushi, një aleat i madh i shëndetit - Rajonipress.com
  8. Shafrani i Indisë: Shafran i Indisë është një erëz me aromë të fortë dhe tokësore që përdoret shpesh në pjata indiane. Shafran i Indisë zvogëlon inflamacionin që lidhet me artritin, diabetin dhe sëmundje të tjera.Përfitimet e mrekullueshme shëndetësore që shafrani i Indisë sjell për foshnjat - pernenat.al
  9. Vaj ulliri ekstra i virgjër: Vaji i ullirit ekstra i virgjër është një nga yndyrat më të shëndetshme që mund të hani. Është i pasur me yndyrna të pangopura dhe një element kryesor në dietën mesdhetare, e cila ofron përfitime të shumta shëndetësore. Studimet lidhin vajin e ullirit ekstra të virgjër me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës, kancerit të trurit dhe kushteve të tjera të rënda shëndetësore.Si të dalloni nëse vaji i ullirit është ekstra i virgjër - Shëndeti
  10. Domatet: Domatet kanë shumë vitaminë C, kalium dhe likopen, një antioksidant me veti mbresëlënëse antiinflamatore. Likopeni mund të jetë veçanërisht i dobishëm për zvogëlimin e përbërjeve proinflamatore që lidhen me disa lloje të kancerit.Domatet ulin rrezikun e gjakderdhjes në tru - Lajmet e fundit - Zëri
  11. Manaferrat, luleshtrydhet, boronicat, mjedrat: Këto fruta të vockla janë të mbushura me fibra, vitamina dhe minerale.Sëmundja e Parkinsonit: Si ndikojnë vera e kuqe, manaferrat dhe luleshtrydhet - shqip
  12. Çokollatë e zezë dhe kakao: Çokollata e e zezë është e mbushur me antioksidantë që zvogëlojnë inflamacionin. Këto mund të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja dhe të çojnë në plakje më të shëndetshme. Flavanolët janë përgjegjës për efektet antiinflamatore të çokollatës dhe mbajnë qelizat endoteliale që mbështjellin arteriet tuaja të shëndetshme. Sigurohuni që të zgjidhni çokollatën e zezë që përmban të paktën 70% kakao – një përqindje më e madhe është akoma më mirë për të patur këto përfitime antiinflamatore.Konsumimi i çokollatës së mirë ju ndihmon edhe për stabilizimin e kësaj sëmundje - Priza.al

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika