Tony Blair shpallet “Qytetar Nderi” i Prishtinës

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është shpallur "Qytetar Nderi" nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i dorëzoi Blair-it "Çelësin e Qytetit" dhe e falënderoi për rolin e tij kyç në çlirimin e Kosovës

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka shpallur “Qytetar Nderi” ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Ndërsa, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia dha “Çelësin e Qytetit” Blair-it, ka thënë së Kosova do ta kujtojë përgjithmonë ndihmën e ish-kryeministrit britanik.

“Sot duam t’ju nderojmë për rolin kyç që keni luajtur për çlirimin e Kosovës. Dua të ndaj një pjesë të shkurtë të historisë sime kur kam jetuar në Britani në vitet e 90-ta, ishte një mënyrë absurde të besoje që vendi ynë ku kam lindë ka shanse të çlirohet, nuk kam guxuar as të besoj atëherë, as të filloj të besoj kur kam dalë prej shtëpisë këtu.

Kam pritë që kurrë nuk do të kthehem në shtëpinë time, sepse ashtu kanë qenë rrethanat, kanë qenë kundër neve, por me iniciativën tuaj Tony Blair e kam fituar besimin me këtë arsye, jo vetëm unë, por të gjithë shqiptarët e Britanisë mburren me ju edhe sot me gjithë zemër dhe ne për Britaninë siç keni dhënë ju për Kosovën”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika