Hovenier takon gruan simbol të eksodit të Kosovës: Sherifja u bë fytyra e një lufte brutale

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me Sherife Luta- e cila përmes një fotografie ishte bërë simbol i eksodit të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit të tij me Sherife Luta, e cila ishte bërë simbol i eksodit të Kosovës, ka thënë se 23 vjet më parë, Sherife Luta ishte bërë imazh i ikjes nga vendi për shkak të një lufte brutale.

Sherife Luta, gjatë largimit të saj nga Kosova ishte 22 vjeçe.

Ajo është fotografuar teksa mbante në gji vajzën e saj gjashtëmuajshe, Besën.

“Ishte kënaqësi të takoja Sherife Lutën dhe familjen e saj në festën e Ditës së Paqes më herët sot. 23 vjet më parë, Sherifja u bë fytyra e një lufte brutale pasi ajo dhe fëmija i saj u larguan nga Kosova. Sot ata janë të sigurt dhe të shëndetshëm. Sherifja është në të djathtën time me kostum jeshil”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, Hovenier ka thënë se Aleanca Veritatlantike (NATO) ka sjellë stabilitet për Kosovën dhe rajonin.

Kështu është shprehur ai pas pjesëmarrjes në manifestimin qendror “Nga eksodi në liri”, i cili ishte organizuar me rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“I nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar ai në Twitter.

Të dielën e 12 qershorit, janë shënuar 23 vjet nga vendosja e 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe bashkë me ta, edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Vizita e krerëve shtetërorë në Prekaz

Pas homazheve tek ish-presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe te veprimtari, Adem Demaçi, Osmani dhe Kurti kanë bërë homazhe edhe te familja Jashari, në Prekaz.

“Në Prekaz u vulos liria jonë me sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari. E kaluara jonë nuk mund të harrohet, por shërben si një fanar ndriçues i lirisë dhe demokracisë sonë”, ka thënë Osmani, gjersa ka shprehur mirënjohjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tutje, ajo ka theksuar se kujtimi për familjen Jashari do të jetë një kujtim i përhershëm.

Kanë kaluar 23 vjet qëkur kryekomandanti, një nga themeluesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, ra dëshmor bashkë me 55 anëtarë të familjes së tij në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.

Në kuadër të shënimit së 23-vjetorit të Ditës së Paqes, krerët shtetërorë kanë bërë nderim edhe te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, duke shprehur mirënjohjen e secilit që shërbeu në çlirimin e Kosovës, ka thënë se miqësia e ndërtuar me SHBA-të dhe shtetet anëtare të NATO-s janë të shenjta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se me punën e përditshme, dëshmojnë se ndërhyrja e NATO-s për të çliruar Kosovën ia ka vlejtur shumë.

“Kjo është një ditë kur gëzimi dhe krenaria e mund dhimbjen dhe pikëllimin tonë, kujtojmë të gjithë të rënët, kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë nga radhët e NATO-s që, ose ranë në shërbim, ose vdiqën ndërkohë e kontribuuan shumë për çlirimin e vendit tonë e për lirinë e popullit tonë…Duke dëshmuar me punën tonë të përditshme se ndërhyrja e NATO-s për ta ndalur gjenocidin serb e për ta shpëtuar popullin shqiptar ia ka vlejtur shumë“, ka theksuar Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika