Hoxha për Kurtin: Dosido është dashur ta presë sot Edi Ramën

Kryeministri Albin Kurti nuk u takua më homologun e tij shqiptar, Edi Ramën, ndonëse ky i fundit ndodhet në Prishtinë. Nga Zyra e Kryeministrit kanë dhënë një shpjegim për këtë, teksa s’kanë harruar as të ironizojnë, duke thënë se Rama po i takon ata “që ka nevojë t’i rregullojë raportet”.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, kryeministri i Shqipërisë Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet”, thuhet në reagimin e Qeverisë për “A2CNN”.

Cinik, i gabuar dhe krejt kot“, kështu e ka quajtur analisti Ylli Hoxha reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ku ky i fundit deklaroi se Rama po i takon ata “që ka nevojë t’i rregullojë raportet”.

Madje, Hoxha tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është dashur ta presë dosido kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, pavarësisht gjithçkaje, sepse Shqipëria është shteti që Kosova ka më së shumti interesa dhe ndërlidhje se me këdo tjetër.

“Kryeministri Kurti është dashtë me prit dosido Ramën sot. Pa marrë parasysh krejt konfliktet, është e papranueshme që një kryeministër i një shteti evropian të vijë në Prishtinë, e kryeministri jonë të jetë në Prishtinë e të mos pranojë. Lëre më kur bëhet fjalë për shtetin e Shqipërisë, që kemi interesa të mëdhaja dhe ndërlidhje se më këdo tjetër”, u shpreh Hoxha në “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.

“Ky manifestim dhe ky tregim i zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut, është krejtësisht i gabuar, cinik dhe krejt kot. Nuk guxon me i ndodh Kosovës dhe Shqipërisë kjo situatë. Është e papranueshme”, deklaroi Hoxha.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika