Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar të hënën me 14 vota pro për të mbështetur planin e armëpushimit në Gazë, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
BBC-ja ka raportuar se plani për armëpushim i përfshin tri faza, që do të përfshinin edhe një plan rindërtimi shumëvjeçar për Gazën e shkatërruar.
Rusia ka abstenuar nga votimi.
Propozimi përcakton kushtet për një armëpushim të plotë, lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, kthimin e eshtrave të pengjeve të vrarë dhe shkëmbimin e të burgosurve palestinezë.
SHBA-ja ka propozuar që faza e dytë të përfshijë përfundimin e përhershëm të armiqësisë, si dhe një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza. Miratimi i rezolutës vjen një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, e propozoi atë.
Në mars, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi një rezolutë ku bënte thirrje për armëpushim.