Rinor Hykolli pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” kanalin në YouTube

Tayna, rep-artistja e njohur, gjatë ditës së hënë [dje] ka shënuar rikthimin me hitin e titulluar “Si ai”, pas muajsh të tërë pauze qoftë nga daljet publike dhe lançimi i këngëve të reja. Kënga filloi të marrë hov duke u klikuar furishëm nga fansat e shumë të Taynas, duke shënuar qindra mijëra klikime në pak orë prej publikimit.

Por, siç duket ajo sërish po has në probleme me ish-menaxherin e saj prej kohësh, Rinor Hykollin.

Ky i fundit ka bllokuar videoklipin e saj akoma pa u bërë 24 orë nga publikimi, duke i marrë mbi vete të drejtat autoriale në kanalin zyrtar të reperes.

Sipas disa burimeve të Dukagjinit, krejt kjo situatë duket se ka ardhur si për shkak të një mosmarrëveshjeje në mes të artistes Tayna dhe ish-menaxherit të saj, Rinor Hykolli. Sipas burimeve, Tayna nuk ka të drejtë të hapë kanal zyrtar të saj pa miratimin e ish-menaxherit.

“Si ai” është projekti i saj më i ri i publikuar gjatë ditës së hënë, ku artistja Tayna në pjesën e parë të këngës e ka filluar me një monolog rreth gjendjes së saj aktuale dhe për “zhdukjen” e saj nga skena muzikore.

“Ma lakun emrin me vnerë e jo me rasa”, Tayna publikon “Si ai”

“Zhdukja” e papritur e Taynës pak kohë më parë u komentua shumë prej të gjithëve. Mirëpo pas disa videove misterioze të postuara prej saj në llogarinë personale të Instagram-it, pak momente më herët këngëtarja sapo na prezantoi me projektin e saj muzikor më të ri të titulluar “Si ai” e që ka vargje nga poezia “Vetëdija”.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika