BeH i dërgon notë proteste Malit të Zi për shkak të deklaratave për “Kuvendin gjithëserb”

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, i dërgoi notë proteste Malit të Zi, për shkak të, siç tha, “deklaratave kontroverse të kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, se ‘Kuvendi gjithëserb’ është një tubim i dy shteteve”

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, i dërgoi notë proteste Malit të Zi, për shkak të, siç tha, “deklaratave kontroverse të kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, se “Kuvendi gjithëserb është një tubim i dy shteteve”.

“Edhe pse jemi mësuar prej tij, edhe pse ai vazhdimisht sillet kështu, ne do të reagojmë gjithmonë ndaj përpjekjeve për të sulmuar rregullimin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”, tha Konakoviq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Kuvendi gjithëserb” u mbajt më 8 qershor në Beograd, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe të entitetit serb, Republika Sërpska.

Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Konakoviq shtoi se do të analizojë nëse do t’i dërgojë notë proteste edhe Serbisë, për shkak të disa interpretimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se mosrespektimi që Bosnje e Hercegovina ka përjetuar kohëve të fundit nga Vuçiqi, ka kulmuar me atë “kuvend”.

Sipas tij, deklarata e nënshkruar përmban disa kërcënime serioze për sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës, përfshirë një numër termash dhe frazash që janë jokushtetuese dhe që dëshmojnë ndërhyrje të rënda në organizimin e brendshëm të Bosnjës.

Më herët, edhe Ambasada e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë tha se konkluzionet e miratuara në “Kuvendin gjithëserb” paraqesin sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit – me të cilën u krijuan dy entitete të Bosnjës: Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – dhe institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës.

Deklarata përmend edhe Kosovën si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika