Gjykata e Apelit i jep Sali Berishës vulën e Partisë Demokratike

Gjykata e Apelit ka vendosur këtë të martë të 11 qershorit që vula e Partisë Demokratike t’i kalojë ish-kryeministrit Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Salih Berisha.

Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimit të Enkelejd Alibeaj për vulën e Partisë Demokratike, duke i dhënë në këtë mënyrën siglën dhe logon e Partisë Demokratike zyrtare, Sali Berishës.

Duke mos pranuar ankimimin e Alibeajt, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njeh vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të mbajtur nga Rithemelimi.

Ky vendim bën që kryetari i Partisë Demokratike zyrtare të jetë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pas hetimeve të nisura nga SPAK.

Vendimi i trupës gjykuese të Apelit u dha nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Ky vendim është i formës së prerë.

Rithemelimi parashtroi në nisje të seancës një kërkesë paraprake për mospranimin e ankimimit të Alibeajt, nën pretendimin se ata nuk legjitimoheshin si palë.

Përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso, kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Zhukrit dhe njohje të vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor 2021, të cilën gjykata e mbështeti.
“E drejta e anikimit i takon vetëm palës qe ka vënë në lëvizje gjykatën”, tha Kaso.

Në një reagim për medie në përfundim të seancës në Apel, Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i Rithemelimit, tha se e vërteta triumfoi dhe ftoi të gjithë demokratët të bashkohen në shtëpinë e PD-së.

“Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh”, theksoi Noka, raporton EuroNews.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika