Pas shumë deklaratave të thëna sot nga të dyja palët, Tayna reagoi përsëri për fjalët e thëna nga menaxheri i saj.
Siç shihet, një luftë virtuale në mes tyre sapo ka filluar. Tayna dhe Rinori nuk po ndalen duke reaguar mbi deklaratat e njëri-tjetrit.
Tayna ka thënë se artisti nuk ekziston pa talentin dhe u shpreh se gjithmonë e ka vlerësuar punën e bashkëpunëtorëve.
“E kam vlerësuar punën e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi gjithmonë, aq sa kam besuar në e sy mbyllur kam ecur me ta, e ndoshta kjo ka qenë gabim”.
View this post on Instagram
“E meqë qenka merita jote, që prodhoke artist, e meqë je burrë, atëherë bëj artiste dikë tjetër, e më lër mua mosmirënjohen. Të tjera ia lë drejtësisë. Kanë dosje të mëdha për të analizuar e studiuar. Si biznesmen që je, burrë e fabrikë artistësh, paç fat”, ka shkruar Tayna.