Kryediplomatja, Donika Gërvalla, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili, ka thënë se ish-presidenti, Ibrhaim Rugova, kishte kërkuar azil politik në Gjermani gjatë kohës së pasluftës.
Gërvalla e ka quajtur, njërin ndër nga figurat kyçe të LKP-së si “gënjeshtar të madh”.
“Ky Xhavit Haliti është thjesht një gënjeshtar i madh!”, ka shkruar gërvalla në Facebook.
Në një intervistë për “Debat Plus”, Haliti tregoi se Rugova pasi iu kërkesa për azil iu refuzua, ishte detyruar të kthehej në Itali, ku qëndroi për një periudhë kohore.
“Rugova, kur shkoi nga Beogradi në Itali dhe në Gjermani, kërkoi azil politik, por nga Gjermania nuk ia dha azil politik. U kthye në Itali dhe qëndroi atje. Unë personalisht, së bashku me Hashim Thaçin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, kemi dërguar njerëz te Rugova në Itali dhe e kemi lutur që të vijë në Shqipëri, të mos qëndrojë atje”, ka thënë Haliti.